E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora News" dhe "IPR Marketing": Fituese PD me 44%, PS 41%

Gjashtë ditë para zgjedhjeve, Partia Demokratike ndodhet 3 pikë para Partisë Socialiste. Ky është parashikimi që vjen nga sondazhi i IPR Marketing, që shënon edhe bashkëpunimin e katërt mes kësaj kompanie të njohur të sondazheve në Europë dhe televizionit "Ora News".
Përballë një paneli analistësh dhe gazetarësh, drejtori i IPR Marketing. Antonio Noto ka shpallur rezultatet e sondazhit sipas të cilit PD gëzon mbështetjen e 44% të të intervistuarve, ndërkohë që koalicioni i djathtë gëzon një mbështetje prej 47.9 %. Nga ana tjetër PS merr 41% të mbështetjes dhe koalicioni Bashkimi për Ndryshim merr 44.4%, koalcioni i LSI-së "Aleanca Socialiste për Integrim" merr 6 % dhe koalicioni "Aleanca Poli i Lirisë" merr 1.5 të votave. Një renie të lehte ka shënuar LSI për të cilën kanë deklaruar votën vetëm 5% të qytetarëve të pyetur. Ndërkohë G99 ka marrë 2.7 %, LZHK merr 0.5 % dhe (PDK- PBD - PKONS - PRDSH - PRRL) marrin 1 % të votave dhe PLIDR- (Partia Ligj dhe Drejtesi) merr 0.5 % të votave. Sondazhi gjithashtu ka shpallur rezultatet edhe për koalicionet.
Kjo diferencë prej rreth 3 pikësh mes dy partive të medha ka ndarë analistet në sigurinë e fitores për të majtët apo për të djathtën, duke theksuar veçanërisht rënien e vazhdueshme të PS-së.
Edhe në sondazhin e organizuar nga IPR Marketing, për qarkun e Tiranës fitorja i përket PD-së edhe pse me diferencë të ngushte. Sipas sondazhit PD në Tiranë merr 16 mandate, PS nga 14-15 dhe LSI ka një mundesi për të fituar një deputet në Tiranë. Kështu në qarkun e Tiranës fituese është PD me 46 %, PS merr 40 %, LSI merr 4 %, dhe G99 merr 2.7 %. Ndërsa për koalicionet në qarkun e Tiranës ka fituar koalicioni i PD "Aleanca për ndryshim" me 48.8 % të votave, koalicioni i PS "Bashkimi për ndryshim" merr 43.8 % të votave, koalicioni i LSI "Aleanca Socialiste për Integrim" merr 4.6 % dhe koalcioni "Aleanca Poli i Lirisë" merr 2.5 % të votave.
Një prej linjave të sondazhit që ka ngjallur më shumë pikëpyetje është Poli i Lirisë i cili nuk arrin dot të marre asnjë mandat deputeti, pavarësisht asaj çka ka sjellë në tregun politik.
Sondazhi është përgatitur në periudhën kohore nga 17-20 qershor 2009 dhe marzhi i gabimit për Tiranën është ± 3,4 %. dhe në rang kombëtar është ± 2,6 %. Për të realizuar janë pyetur për qarkun e Tiranës 800 persona dhe në rang vendi janë bërë 1504 telefonata.
Sondazhi i 22 qershorit shënoi sondazhin e fundit të kompanise IPR Marketing për periudhën parazgjedhore. Në 4 sondazhe të organizuar nga muaji prill deri në qershor, kompania IPR Marketing dhe televizioniv "Ora News" ka sjellë mbështetjen që partitë dhe koalicionet kanë në rang kombëtar, por edhe në qarqe të rëndësishme si Fieri dhe Tirana. Në datën 28 qershor, ditën e zgjedhjeve televizioni "Ora News" dhe kompania IPR Marketing në momentin që do të mbyllen qendrat e votimit do të sjellë edhe rezultatet e para të exit poll-it.
Rezultatet e këtij sondazhi janë publikuar nga Drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto dhe nga gazetari Alfred Peza në një emision ku të ftuarit Andrea Stefani analist, Edlira Gjoni analiste, Agim Isaku publicist dhe Sami Neza kryeredaktor i gazetës "Standard" kanë debatuar rreth situatës ku ndodhen partitë politike kur na ndajne më pak se një javë nga zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›