E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ KE, dërgon 19 vëzhgues në Shqipëri

Një delegacion prej 19 anëtarësh të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e udhëhequr nga Corien Jonker, do të vizitojë Shqipërinë nga 26 deri më 29 qershor për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare. Së bashku me delegacionin e KE-së do të jenë edhe vëzhgues nga OSBE-ja dhe Kuvendeve Parlamentare e NATO-s, dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR). Delegacioni përpara se të vëzhgojë votimin në 28 qershor dhe qendrat e votimit në të gjithë vendin. do të takohet me Presidentin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe i mediave. Ndërkaq një delegacion para-zgjedhore, ka vizituar Tiranën më 4 dhe 5 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›