E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazi, plan për rrjet që të mbulojë gjithë vendin

Nga seminari i djeshëm për gazin në Ministrinë e Ekonomisë

Seminari me Ministrinë e Ekonomisë për zhvillimin e tregut të gazit.

Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, i lidhur me TAP.

Shtrirja e rrjetit të gazit në të gjithë Shqipërinë është një projekt që qeveria e sheh të lidhur ngushtë me gazsjellësin TAP. Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, u ndal gjatë seminarit të djeshëm për zhvillimin e tregut të gazit në synimet që ka qeveria shqiptare. Në aktivitetin ku merrnin pjesë aktorë të rëndësishëm si përfaqësues të gazsjellësit TAP, të kompanisë SOCAR si dhe ambasadori i Azerbajxhanit, u vlerësuan mundësitë që ka Shqipëria për të përfituar nga zhvillimi i tregut të gazit. Sipas Haxhinastos, gazifikimi i vendit tashmë është vendosur në piketa dhe zbatimi për këtë projekt do të bëhet paralelisht me projekte të rëndësishme.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›