SHBA me më shumë vende pune
Presidenti Barack Obama është përballur me lajme të ndryshme ekonomike, ku u raportua për krijim të një numri më të madh të vendeve të punës, por, po ashtu, edhe për rritjen e papunësisë.
Departamenti i Punës tha se ekonomia amerikane ka krijuar 163 mijë vende pune në korrik, por papunësia është rritur në 8.3, nga 8.2, sa ka qenë.
Të dhënat për punësim mund ta ndihmojnë presidentin amerikan nga sulmet monotone të rivalit republikan.
Mitt Romney, megjithatë, i ka quajtur shifrat e papunësisë si “goditje e rëndë” për familjet e klasës së mesme.
Romney ka vënë në pah se për 42 muaj rresht papunësia ka mbetur mbi 8 për qind.
Ndërkohë, në SHBA janë krijuar më shumë vende pune sesa që është pritur dhe raporti është parë si tregues se ekonomia më e madhe botërore është në rrugë të mirë të rritjes.
Aksionet në SHBA dhe Gjermani janë rritur pas raporteve pozitive për vendet e punës.