Tregu i parasë, BSH, 228 milionë USD për likuiditetin
Banka e Shqipërisë ka vijuar me ndërhyrjet e saj në tregun e parasë gjatë tremujorit të parë të këtij viti dhe krahasuar me një 3-mujor më parë, rezulton të jetë rritur edhe sasia totale e likuiditetit të injektuar. Sipas raportit rezulton që BSH të ketë injektuar 228 milionë dollarë në treg, ndërsa në fund të dhjetorit kjo sasi ishte 219 milionë dollarë. Një tjetër ndërhyrje e Bankës së Shqipërisë ishte ajo e blerjes së valutës nga bankat e nivelit të dytë për të rritur rezervën valutore. Në raportin e 3-mujorit të parë bëhen të ditura dhe shifrat e veprimeve që BSH ka pasur me institucione të tjera, siç është Ministria e Financave apo institucione të tjera të huaja. Gjatë kësaj periudhe kanë vijuar të realizohen veprime të shitjes dhe të blerjes së valutës me Ministrinë e Financave. Kjo e fundit ka kryer pagesat e borxhit t¸ jashtëm, kryesisht me anë t¸ fondeve t¸ saj, dhe për k¸t¸ qëllim ka blerë edhe valutë n¸ masën 832.2 milionë lekë nga Banka e Shqipërisë, fonde t¸ cilat Ministria e Financave ia kishte shitur Bankës s¸ Shqip¸ris¸ gjatë vitit t¸ kaluar, thuhet në raport. I njëjti raport thekson se blerjet e valutës nga institucionet e huaja llogariten në 163.4 milionë lekë të kryera nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim).