E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Benjamin, takim per zgjedhjet e qershorit

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, takoi dje ne seline e partise se tij Drejtorin Rajonal te Institutit Demokratik Amerikan, Rob Benjamin. Tema kryesore e diskutimit ishte e lidhur me zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te qershorit te ketij viti dhe rendesine e tyre per Shqiperine, procesin e monitorimit te gjithe procesit zgjedhor dhe administrimin e tij. Gjate takimit, nje theks i vecante ne takimin midis kryetarit te LSI dhe perfaqesuesve te NDI u vu mbi vezhguesit dhe monitoruesit e zgjedhjeve te 2009-es, si dhe rolit te faktorit nderkombetar, ne te gjithe procesin zgjedhor. Kryetari Meta, i shprehu Drejtorit Rajonal te NDI, Rob Benjamin shqetesimet e LSI-se, lidhur me Kodin Zgjedhor dhe reformen elektorale ne teresine e saj. Nga ana e tij, Rob Benjamin dhe perfaqesuesit e tjere te NDI bene te ditur se, NDI eshte duke planifikuar nje program trajnues, per monitorimin e zgjedhjeve parlamentare te 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›