E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Pajisuni me karta per te miren e zgjedhjeve

Levizja Socialiste per Integrim ka shprehur shqetesimin per procesin e shperndarjeve te kartave te identitetit. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, u beri thirrje dje qytetare qe te marrin pjese gjeresisht ne kete proces. "Jemi perpara nje situate qe eshte situata e faktit te kryer, per te cilen ne publikisht, si force politike shume e pergjegjshme, u bejme thirrje shqiptareve qe te marrin pjese gjeresisht ne kete aksion, jo per te miren e Berishes, por per te miren e zgjedhjeve ne Shqiperi", drejtoi thirrjen Vasili. Sipas tij, LSI-ja ka bere publike nje plan emergjent, i cili duhej ndermarre nga Berisha per zgjidhjen e situates, por Berisha ka zgjedhur me kohe qe te beje veshin e shurdher, ose t'i marre ne konsiderate keto dhe t'i shese sikur jane zgjidhje te tijat. "Ne nuk jemi ne merak te madh per autoresine e zgjidhjeve, sepse nderkohe jemi te bindur qe, qofte ne Partine Demokratike, qofte ne Partine Socialiste, mania e plagjiatoreve, e atyre qe kopjojne ide sepse nuk kane ide te tyren, eshte e vjeter", u shpreh sekretari i Pergjithshem i LSI-se, duke theksuar se, "ne duam vetem nje gje, qe zgjedhjet te realizohen brenda standardeve dhe do te jemi monitorues shume serioze dhe te pergjegjshem ,ne cdo hap qe do te hidhet ne kete drejtim". D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›