Gazmend Leka Te gjithe kemi brenda vetes nje sfinks
Teksa shkund hirin e cigares Gazmend Leka nuk e fsheh dot dritherimen qe i shkakton hapja e nje ekspozite te re dhe nga nga ana tjeter cuditet me veten. Nuk eshte rishtar por ndoshta eshte ceshtje pergjegjesie.. Por ndoshta ka edhe nje arsye tjeter. Gaz Leka ka vendosur te rrefehet. Ka zgjedhur galerine Zeta per te hapur ekspoziten e titulluar Kutia e zeze ashtu si kutia e avionit qe pas nje aksidenti te gjithe e
kerkojne per te kuptuar te verteten. Por duket se edhe njeriu e paska nje te tille dhe qe dikur vendos ta hape e te tregoje te fshehtat e veta. Ne vizatimet e tij piktori ka vendosur te na tregoje nje pjese te vetes aq sa ai vete ka kuptuar e sa i lejohet dhe ajo vetja e panjohur e Lekes here na shfaqet si nje sfinks here si nje cerber here si nje dragua qe here te kujtojne Katedralen e Parisit e here Ferrin e Dantes. Por duket se se brendshmi te gjithe jemi nga pak perbindesha.
Sa lexon titullin e ekspozites Kutia e zeze te kujtohet kutia e zeze e avionit ka ndonje lidhje me te perse kjo zgjedhje
shte pikerisht kutia e zeze e avioneve. Nese ndodh ndonje aksident askush nuk e merr vesh se cfare ka ndodhur nese nuk gjendet ajo. Ka qene nje aksident apo nje krim Por ne fakt kutia e zeze nuk eshte e zeze eshte portokalli qe te duket qe nga larg por quhet e tille sepse ruan ne intimitet ngjarjen. Mendoj se edhe shpirti i njeriut ka nje kuti te zeze edhe nje shtet nje komb dhe universi vete ka nje kuti te zeze atje ku eshte ruajtur projekti per tu realizuar. Edhe kur nderton nje marredhenie me dike dhe e konsideron mik atij i hap kutine e zeze. Sepse ne marredhenien horizontale jemi te gjithe te njohur por miku i vertete eshte ai qe ti i hapesh. Kjo behej perpara prifterinjve qe quhej rrefim sot e kane braktisur priftin e shkojne tek psikologu. Kutia e zeze nuk quhet ashtu sepse ka gjera te zeza ne te sepse mund te kete edhe gjera plot drite por sepse eshte ajo pjese qe ruhet ne pjesen me te erret te qenies dhe une mendoj se njeriu duhet ta ruaje me shume fanatizem qe te mos infektohet por eshte i detyruar qe ne nje kohe te caktuar ta hape.
Pse keni vendosur ta hapni kutine e zeze kesaj here
E kam konsideruar publikun si nje prift ku dua te rrefehem ne kete segment kohe. Sigurisht kjo mund te jete berthama e punes sime asaj qe kam bere dje dhe qe do te bej edhe neser sepse keto segmente ne krijimtarine e nje artisti ngjajne shume me njeri-tjetrin nga pikepamja e thelbit nga ajo cka ne kutine e zeze. Sepse njeriu eshte i formatuar por nga menyra sesi eshte trajtuar nga teknika nga koha ne te cilen ndodhesh ajo ka forme tjeter ka konotacion tjeter. Njeriu ka sensibilitete te tjera qofte edhe per kualitetin e vepres sepse nje ekspozite mund te jete me kualitet te larte dhe nje mund te jete mediokre ose mesatare. Dhe namatisja e emrit qe une bera eshte thjesht sepse me ra ndermend qe te gjitha ekspozitat qe kam bere deri me sot nuk paskan qene gje tjeter vecse nje kuti e zeze.
Nga njera veper ne tjetren te krijohet pershtypja se keni dashur te zbuloni raportin e qenies me veten e cila here shfaqet si nje sfinks here si nje cerber...
Kur nisa kete cikel nuk kisha kete ide por mua me pelqen kur bashke me punen piqesh edhe vete dalengadale. Nuk je vetem ti qe nxjerr vepren por eshte edhe vepra qe te edukon ty. Dhe vizatim pas vizatimi rashe pikerisht ne kete qe po thua ti. Nese njeriu ka nje pengese ajo eshte vetja e vet. Ndonjehere shfaqet si cerber qe eshte ruajtesi i portave te ferrit por eshte fytyra e vet qe te ndalon te hysh ne boten tende subkoshiente eshte nje pengese per te kuptuar realitetin. Nuk ka sfinks me te madh se vetvetja dhe jo me kot kane thene njih vetveten sepse eshte me e veshtira. Dhe kur rashe ne kete fillova ta ridimensionoja deri sa arrita ne kete faze. Ndoshta neser mund ta vazhdoj kete cikel ndoshta mund ta bej pikture por qellimi im nuk ishte qe keto vizatime ti beja si vizatime servile te me ndihmonin te beja nje pikture. Ato qendrojne ne vetvete kane personalitetin e tyre. Sigurisht artisti ben shume vizatime ne studion e vet skica formuese per nje pune ndersa keto jane te mbyllura te kapsuluara ne veten e tyre.
Me heret keni trajtuar temat e raportit mes qenies dhe universit mos ndoshta kerkimi brenda vetes eshte nje hap me i avancuar dhe me i veshtire i njeriut
Kjo eshte e vertete. Kam vene re qe tek e gjithe krijimtaria e artisteve ka nje faze te pare dhe nje te dyte. E para fillon nga jashte brenda. Njeriu del dhe rremon ne memorien historike ne raport me bashkekombesit e vet me librin me muziken me dramen filozofine me cdo lloj gjeje qe i rrok syri. Por vjen nje moment tejngopjeje dhe kur sheh se ne qenien e tij nuk eshte me rehat jashte do te kthehet brenda ne shtepine e vet. Ne kete moment une jam duke u kthyer ne veten time prandaj edhe ketu fillojne e shfaqen disa monstra. Ashtu si ndodh ne oqeane. Lart sheh peshq shumengjyresh poshte fshihen monstra qe syri i njeriut nuk i ka pare. Edhe njeriu ka te tilla brenda. Ka enigmen roje ka dragoj qe te mos e kapesh shpejt diamantin. Te gjitha keto pune i konsideroj si thase me zhavorr qe hidhen per te ngritur balonen lart per tu shkeputur nga ajo bote materiale e eger e erret opake qe gjithnje te terheq. shte nje lloj cgravitacionaliteti qe i behet shpirtit te njeriut dhe mendoj se nese arrin aq lart artisti duhet ta nderprese krijimtarine e vet.
shte ky kthimi ne shtepi qe jua dikton gjuhen simbolike
Vizatimet qe paraqes ketu kane edhe afshin e nje realiteti. Figurat jane te dimensionuara te materializuara shihen qarte. Dhe kur i vizatova ato bera nje pakt te fshehte me publikun pa me thene ai cfare donte por une jam aq i vemendshem dhe nese dua ti them dicka publikut do ta bej te pertypshme per te. Nuk kam bere artistin kokeforte duke vizatuar shenjat qe jane vetem per veten time. Mora parasysh publikun mora parasysh dhe studentet e mi dhe u mundova ti sillja vizatimet dhe me nje lloj profesionalizmi figuracioni te dukshem. Por thelbi im nuk ka ndryshuar fare.
Si nisi qasja juaj ndaj shenjes ndaj simbolit
Ka filluar qe heret qysh se isha student. Nuk ishte qellimi per te bere dicka te rende te pakuptueshme qe te tjeret te me vleresonin nga pikepamja e pakuptueshmerise. Ajo me ka ardhur dalengadale. Jeta ime eshte e ndertuar me keto figura arketipale flas me ta kuriozohem qofte kur shoh televizor apo neper libra. Syri im drejtohet kah tyre sepse kjo lloj gjuhe arketipale shenjash te jep mundesine te kalosh nga njera zone tek tjetra sepse nuk ka mure nuk ka kufij. shte polivalente. Nuk perdor gjuhen konceptuale e cila ka vetem nje valence eshte me e drejtperdrejte. Sigurisht kjo eshte zgjedhja ime personale sepse ka artiste qe flasin shume bukur me peizazhin dhe mund te kthehet ne nje simbol shume te madh por eshte shume i mbuluar. Ndonjehere edhe e zbuloj kete gje. Varet nga momenti ne te cilin jam. Por cdo njeri sheh ne ato piktura ate cka do shpirti i tij. Nese shpirti im eshte demonstruar mire nese frekuencat e mia kapin ato te shikuesit atehere une e kam kryer detyren time.
Ne ekspoziten Onufri paraqiteni me nje veper me konkrete ku paraqitet nje ekskavator qe shtyn togje te medha plehrash eshte ky nje reagim juaji ndaj nje problemi social
Ajo veper punon me lehte ne shtresen e pare sepse sot gazetat jane te mbushura me lajme per mbetje e plehra madje radioaktive qe transportohen nga nje shtet ne tjetrin teper problematike. Por mendimi im nuk ka qene ai. Mendimi im ka qene parajsa e humbur. Po te shkosh tek malet me plehra ne te dale te Tiranes sheh shume ngjyra kanoce me ngjyra te verdha blu qe nga larg duken si nje kopsht me lule por kur afrohesh nuk eshte me i tille por mbetjet e kopshtit te madh.
ALMA MILE