Pranoi vrasjen e te vellait lirohet motra e tregtarit
E akuzuar paraprakisht nga policia per vrasje me paramendim te kryer ne bashkepunim akuza e shprehur nga prokurori i ceshtjes Genti Stoja lehtesoi se tepermi motren e viktimes Marsel Grabocka nga ngjarja e ndodhur me 5 janar te ketij viti. Ne seancen per vleresim e mases se sigurise te bashkeshorteve Tanco nga ana e perfaqesuesit te akuzes u be parashtrimi i materialeve te dokumentuara qe provojne sipas hetimeve vrasjen e Marsel Grabockes nga i kunati dhe motra e tij e perfshire ne krim. Prokurori tha se vrasja ka ndodhur per shkak te shumave te konsiderueshme te parave qe viktima i ka marre ne forme borxhi apo i ka vjedhur tek te afermit e tij motra dhe i kunati. Prokurori deklaroi se behet fjale per nje shume prej 35 milione lekesh te vjetra dhe 70 mije euro qe Marsel Grabocka ka marre ne vazhdimesi ne familjen Tanco. Deklarata e prokurorit binte ndesh me akuzen e formuluar prej tij. Ai referoi para trupit gjykues faktin se Vasilika Tanco ka qene ne shtepine e prinderve te saj se bashku me te vellain kur u krye krimi. Duke qene ne dijeni te largimit te prinderve nga shtepia ajo njoftoi te shoqin per te kryer vrasjen. Vasilika ka qene ne kuzhine duke lare pjatat kur burri i saj hyri ne banesen e Marselit dhe e qelloi 6 here per vdekje. Qe nga ky moment ajo ndihmoi te shoqin te largoheshin dhe te fshinin sa te ishte e mundur cdo gjurme te vrasjes se vellait te saj. Ajo eshte kujdesur qe te pastrohej pistoleta tip TT nga gjurmet dhe me pas te hidhej ne nje ferre diku ne dalje te qytetit ne rrugen per ne fshatin Drenove u shpreh akuza. Nga hetimet doli se Vasilika Tanco dhe bashkeshorti i saj jane perpjekur te krijojne coroditje dhe te hedhin dyshime mbi persona te tjere per vrasjen. Prokurori i ceshtjes ne seancen per vleresimin e mases se sigurise i kerkoi gjykates detyrim paraqitje per motren e viktimes Marsel Grabocka. Duke u nisur nga fakti se gjykata nuk mund te vendose mase sigurie me te larte se sa ajo qe kerkon akuza Vasilika Tanco lihet e lire ne rast se nuk ka detyrime te tjera ligjore dhe ka si detyrim paraqitjen cdo dite te hene ne Prokurori per akuzen e ngritur ndaj saj per pengim te se vertetes ne zbardhjen e ngjarjes deklaroi vendimin e saj drejtuesja e seances. Ndersa per 40-vjecarin Niko Tanco kunat i viktimes u kerkua arrest me burg me akuzen e vrasjes me dashje mase e cila u mor parasysh nga gjykata. Mbrojtja kerkoi te lihej masa detyrim paraqitjeje edhe per 40-vjecarin duke argumentuar se ai e kishte kryer krimin ne kushtet e tronditjes psikike mbi kunatin e tij pas grindjeve dhe debateve per shkak te shumave te parave qe i vidheshin ne shtepi dhe jo me paramendim. Ne seance ishte i pranishem edhe nje bashkepronar ne nje lokal lojerash fati me viktimen Marsel Grabocka. Ai tha se ishte shoqeruar disa here ne polici pas ngjarjes pikerisht nga pretendimet e Vasilika Tancos se vrasja e te vellait mund te ishte kryer nga konflikti per kete bashkepronesi. Asnje prej te afermve te te pandehurve per kete vrasje nuk u paraqit dje ne gjykate. Babai i viktimes ka qendruar ne ambientet e jashtme te gjykates dhe ne fund ai e ka mesuar vendimin nga persona te tjere te pranishem ne seance.
KORE/ GEZIM ASHIMI