E Shtunë, 31 Tetor 2026

MIRDITE/ RENEA arreston te armatosurin

MIRDITE - Policia e Mirdites ne bashkepunim me forcat e RENEA-s ka arrestuar dje 28-vjecarin nga Fushe-Mamurrasi i Lacit Tom Vuka. Arrestimi i tij u be ne afersi te ures se Fanit pasi sipas policise nuk i ishte bindur postbllokut te forcave speciale. Thirrjes per te ndaluar nga ana e specialeve Vukaj i eshte kunderpergjigjur duke shtuar shpejtesine e automjetit tip IVECO kamioncine me te cilin udhetonte. Rreth 500 metra larg postbllokut ndersa policia e ndiqte nga pas Vukajn ai ka hedhur nga dritarja e makines nje thes ne te cilin rezultoi se ishte nje arme zjarri automatik model 56 me nje kreher me tre cope fisheke model 56 qe i mbante pa leje. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit se bashku me automjetin tip IVECO kamioncine ndersa Vukaj eshte arrestuar nga forcat e policise.                  r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›