Korce vdes i dyti i masakres ne kazino
Pas 23-vjecarit Mikel Tebeciku i cili vdiq pak caste pas ngjarjes dje ne mengjes nderroi jete edhe Kastriot Hysi 28 vjec. Mesohet se viktima gjeti vdekjen ndersa po transportohej me helikopter drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes. Nderkaq ne spitalin e Korces ndodhen ne gjendje te rende edhe tre te rinj te tjere Ermal Demolli Denis dhe Erjon Meminaj te cilet mbeten te plagosur nga bresheria e armes. Policia beri te ditur se dy te rinjte gjeten vdekjen si pasoje e perplasjes me arme mes dy
grupeve qe jane zene per lojen ne kompjutera. Sherri nisi mbremjen e se henes ne lagjen nr. 8 qe njihet si lagjja Radanec kur dy grupet jane perleshur ne lokal.
Policia e Korces nisi operacionin per kapjen e autorit te kesaj masakre i cili u arrestua bashke me pese persona te tjere. Viktimat jane qelluar me kallashnikov nga 33-vjecari Erjon Mukadezi i cili masakroi klientet qe luanin bashke me te ne lokalin e lagjes Radanec beri te ditur policia. Ai eshte zene me klientet e rinj ne moshe per faktin se ata po e shikonin ndersa luante ne kompjuter. Autori 33-vjecar i cili rezultoi se kishte qene i denuar edhe me pare per vrasje ka qelluar me automatik ndaj te rinjve dhe me pas eshte larguar bashke me grupin e shokeve per ti shpetuar kapjes se policise. Erjon Mukadezi eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe pergjate gjithe nates eshte mbajtur ne rrethim ne fshatin Gjonomadh. Ai u kap ne banesen e mikut te tij Bashkim Latollari 37 vjec edhe ky i denuar me pare per vrasje beri te ditur policia. Mesohet se blute prangosen edhe Latollarin i cili strehoi autorin. Nderkaq u arrestuan edhe shtetasit nga fshati Porodine Irfan Mukollari 21 vjec Fatjon Dinkollari 27 vjec Ervin Mukollari 19 vjec dhe Miri Myrtollari qe te kater per bashkepunim ne vrasjen e dy te rinjve korcare. Policia beri te ditur se krimi ndodhi disa ore pasi autori i saj kishte debatuar me grupin e te rinjve nga qyteti i Korces. Ai ka shkuar ne fshatin e tij Porodine dhe pasi ka marre nje arme automatike u ka kerkuar 4 bashkefshatareve te tij ta conin me furgon ne qytet per te kryer vrasjen. Ata e kane lene ne deren e lokalit ku edhe e kane pritur derisa ai qelloi me bresheri duke sjelle edhe masaker ne ambientet e lojerave te fatit. Me pas ata jane larguar me shpejtesi nga vendi i krimit.
Te dhena
VIKTIMAT
Mikel Tebeciku
23 vjec
Kastriot Hysi
28 vjec
TE ARRESTUAR
Erjon Mukadezi
33 vjec
Bashkim Latollari
37 vjec
Irfan Mukollari
21 vjec
Fatjon Dinkollari
27 vjec
Ervin Mukollari
19 vjec
Miri Myrtollari
KORE/ GEZIM ASHIMI