Gazmend Leka vjen me ekspoziten e radhes

Pas një ekspozite për “qënien” dhe cmimit në konkursin “Onufri” , piktori Gazmend Leka rikthehet sërish, këtë herë në Galerinë Kombëtare. Tablotë, të gjitha vaj në kanavacë, shpalosen si një histori sa personale, aq edhe shoqërore. Ato janë të gjitha fjala e heshtur e piktorit gjatë viteve të fundit.
"Për mua personalisht ka vlerën e një momenti ndalese, reflektimi, pasi e shoh që kam udhëtuar shumë gjatë, sepse këtu publiku do të ballafaqohet me një segment të krijimtarisë sime të këtyre viteve. Fillimisht është një histori personale. NUk është se ngjarjet vijnë direkt dhe hyjn një më një në artin tim, ato pasi përtypen mirë, transformohen në laboratorin tim, pastaj është thjesht piktura ime", tha piktori Gazmend Leka.
Piktori pranon se në mbylljen e këtij cikli të gjatë, dicka e ndryshme ka lindur në krijimtarinë e tij. "Unë nuk mund të mendoj që jam kokëfortë, dhe për kokëfortësi unë duhet të ruaj të njëjtën pikturë. Kur thashë që ky është momenti që unë duhet të ndaloj dhe duhet të reflektoj, sigurisht që në prag të një stuhie tjetër", tha Leka. Ekspozita përmban rreth 40 piktura dhe do të qëndrojë deri në fund të marsit në sallën e ekspozitave të Galerisë Kombëtare.
Aurela Papadhima