Vrasja ne Frankfurt dyshime per akt terrorist

Vrasja e dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë, një ditë më parë, mendohet të ketë pasur një prapavijë islamike. Arif Uka, atentatori 21-vjecar kosovar është arrestuar ndërsa vijojnë hetimet për të konfirmuar nëse akti ishte terrorist.
Sipas gazetës gjermane Der Spiegel organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani. Spiegel thotë se sipas familjes së Ukës, ai është një besimtar musliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit, dhe pohimi se kemi të bëjmë me një atentat terrorist, bazohet në këtë fakt.
Mediat gjermane duke cituar xhaxhain e Arif Ukës, Rexhepin, thonë se i riu është rritur në Gjermani dhe prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë. Ato shkruajnë se para vrasjes, i riu ka përdorur thirrje islamike.
Ndaj sulmit kanë reaguar edhe presidenti amerikan Barak Obama, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, të cilët kanë kërkuar hetim dhe zbardhje të plotë të ngjarjes. Edhe autoritetet kosovare kanë reaguar ndaj sulmit. Presidenti Behgjet Pacolli, kryeministri Hashim Thaci, dhe kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi kanë shprehur indinjatën e thellë për vrasjen duke u shprehur ngushëllimet institucioneve të SHBA-ve dhe familjeve të oficerëve të vrarë.
Anisa Braho