Serena Williams i nenshtrohet operacionit

Ishte vënë në krye të listës së favoriteve për të fituar turneun Grand Slam “Roland Garros”, por tani Serena Uilliams ka në mendje shqetësime më të rëndësishme. Ish-numri një në botë i tenisit për femra është shtruar në spital si pasojë e një embolie polmonare si dhe i është nënshtruar urgjentisht një ndërhyrjeje kirurgjikale aspak të lehtë.
Konfirmimi vjen nga agjentia e tenistet amerikane Nicole Chabot, e cila për revistën “People” tha se Uilliams ka kaluar rrezikun, por gjithsesi mjekët e mbajnë në kontroll për të evituar cdo komplikacion. Ky është një lajm i keq për të gjithë tifozët e një prej tenisteve më të mira të viteve të fundit, e cila duhet të shtyjë akoma më shumë rikthimin e saj në fushë.
Serena Uilliams ka mbajtur vendin e parë në renditjen e përgjithshme botërore, por nuk luan që prej 3 korrikut të vitit të shkuar pas triumfit në Uimbledon. Përpara se t’i nënshtrohëj kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale 29-vjecarja amerikane po rikuperohej pasi u dëmtua në këmbë duke shkelur një gotë të thyer në një restorant në Gjermani.
Nertan Prifti