Kryesia e PS, Arben Isaraj: Rama mes Zogut e Enverit
TIRANE- Selia e Partisë Socialiste përjetoi dje, një nga ditët më të nxehta. Mbledhja e kryesisë së partisë, ku u diskutua për emrat e kandidatëve zyrtarë që do të përfaqësojnë PS-në në zgjedhjet e 23 qershorit, kaloi me debate të nxehta. Burimet nga kjo mbledhje bënë të ditur se debatet më të zjarrta janë zhvilluar mes Ramës dhe Arben Malajt, apo Ramës e Arben Isarajit, e më pas edhe Erjon Braçe ka kërkuar llogari për mënyrën se si janë hartuar listat e kandidatëve për deputetë.
Sipas të njëjtave burime, kreu socialist Rama i ka thënë Malajt se nuk e ka futur në listë, për shkak të qëndrimeve të tij dhe kontributit jopozitiv që ai ka dhënë duke dalë kundër vendimeve dhe strategjisë së fushatës së partisë. Por më pas Malaj i është përgjigjur se, kontributin e tij e njohin ata që përbëjnë bazën e partisë. Ai ka pyetur nëse dikush nga drejtuesit vendorë në qarkun e Vlorës e ka sugjeruar largimin e tij nga lista, por ka mësuar se ishte vendim i kryetarit. Atëherë, Malaj i ka bërë të qartë Ramës se do i dalë përballë. “Ky nuk është fundi im, por është fillimi i fundit tënd. Unë nuk do shkoj në parti tjetër, por do të vazhdoj kontributin tim si i pavarur”, mësohet të ketë thënë në vija të përgjithshme, Malaj. Më tej, Erjon Braçe ka kërkuar të dijë se mbi bazën e ç’kritereve është bërë hartimi i listës së deputetëve. “Me kë jeni konsultuar?”, ka pyetur Braçe, ndërsa është sqaruar nga Rama se ka pyetur drejtuesit lokalë. Edhe deputeti Arben Isaraj, njëherësh anëtar i kryesisë së PS-së, pasi mësoi se nuk do të kandidonte, mësohet t’i ketë thënë Ramës: “Zogu i hoqi gjyshit tim pensionin, ndërsa Enveri hoqi babin nga puna. Ti që je mes Zogut dhe Enverit po më heq nga listat”.
Ndërkaq, ndërsa lart në sallën e mbledhjes vijonin debatet, një kat më poshtë dy ish-deputetë të PSsë, e njëherësh anëtarë të Asamblesë Kombëtare, Ndriçim Hysa e Ardit Kaja kërkonin të hynin në sallën e mbledhjes së kryesisë, për t’i kërkuar Ramës llogari se a e kishte pyetur bazën për listat e deputetëve dhe përse e largoi Arben Malajn. Por ata nuk janë lejuar dhe kanë debatuar ashpër me disa pjesëtarë të tjerë të stafit, ndërkohë që deputeti Saimir Tahiri është munduar t’i qetësojë kolegët e tij. Ardit Kaja ka kërkuar llogari edhe për futjen në listën e qarkut të Dibrës të Shkëlqim Canit dhe nuk është përfshirë emri i tij, edhe pse është kërkuar nga baza.
(m.a/Gazeta ShqiptareBalkanWeb)