E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gazment Bardhi: Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet, përdor burimet shtetërore në funksion të PS-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se OSBE-ODIHR ka ngritur shqetësimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet në Shqipëri.

Bardhi shkruan se megjithëse rregullat e posaçme janë të përcaktuara në ligj, ato shkelen hapur nga zyrtarët qendrorë dhe vendorë të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi thekson se kryeministri Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet vendore duke keqpërdorur burimet shtetërore në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

“Shpërdorimi i burimeve shtetërore ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i OSBE-ODIHR për disa zgjedhje radhazi në Shqipëri. Për këtë shkak me ligj janë përcaktuar rregulla të posaçme për të frenuar dhe parandaluar këtë fenomen të paligjshëm dhe që dëmton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Me shqetësim kemi konstatuar se këto ndalime ligjore shkelen haptazi nga partia në pushtet, zyrtarë qendrorë dhe lokalë të Partisë Socialiste.

Ky është tregues që për qëllime të përfitimeve elektorale Partia Socialiste, Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët e tij, nuk pyesin as për ligj dhe as për standarte zgjedhore duke dhënë sinjalin e qartë se kanë nisur manipulimin e zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore”, shkruan Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi thekson se kryeministri Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet vendore duke keqpërdorur burimet shtetërore në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

“Mirëpo ajo që e bën edhe më të rëndë këtë shfaqje të paligjshme të partisë në pushtet është përfshirja në këto shkelje edhe e përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe e disa ambasadave të vendeve të BE-së në kryeqytet. Unë besoj se partnerët ndërkombëtarë e bëjnë këtë për shkak të neglizhencës ndaj ligjit zgjedhor dhe dëshirës së mirë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë.

Por për shkak se Edi Rama ka instaluar precedentin e manipulimit me çdo mjet të zgjedhjeve, kjo duhet të ndalojë.  Partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Delegacioni i BE-së në Tiranë, duhet të nxisin jo vetëm zbatimin korrekt të ligjit zgjedhor, por mbi të gjitha respektimin e standarteve zgjedhore dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR”, thekson Gazment Bardhi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›