E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eksporti i grurit të Ukrainës, Erdogan takohet nesër me Putin

Presidenti turk Erdogan do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me presidentin rus Vladimir Putin. Ai është nisur sot drejt kryeqytetit iranian, Teheran ku do të zhvillohet dhe takimi mes Erdogan, Putin dhe presidentit iranian Ebrahim Raisi.

Në fokus të bisedës të tyre do të jetë plani për krijimin e një korridori të sigurt detar për eksportimin e grurit ukrainas, që ka mbetur i bllokuar në portet e Ukrainës.

Konflikti i armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë ka sjellë me vete edhe rrezikun e një krize të urisë, ku miliona njerëz do të vdesin nëse nuk gjendet shpejt një zgjidhje. Sytë e botës janë kthyer nga tonaletat e grurit të bllokuar në portet e Ukrainës, të cilat autoritetet atje akuzojnë Rusinë se nuk lejon eksportin e tyre.

Të paktën 44 milionë njerëz mbështeten tek gruri i Ukrainës për t’u ushqyer dhe sot po përballen me zinë e bukës ku më problematike është Lindja e Mesme dhe Afrika.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›