Spanja nën ‘pushtetin’ e flakëve, një tren me udhëtarë rrethohet nga zjarri

Spanja po përjeton ‘ferrin’ mbi tokë ku temperaturat kanë arritur rekord ndërsa një pjesë e madhe është nën ‘pushtetin’ e flakëve.
Flakët kanë detyruar shumë banorë të evakuohen, ndërsa sa vijnë dhe përparojnë pavarësisht ndërhyrjeve nga ajri dhe toka.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një moment kur qytetarët, të cilët udhëtonin me tren e kanë gjetur veten të rrethuar nga flakët.
Treni ndaloi për pak minuta, ku pasagjerët duken të tmerruar, por më pas vijoi rrugën ku fatmirësisht nuk pati probleme.
/rtsh.al/