Gazprom rrit çmimin e propozuar më parë
Moskë - Gazpromi rus po vazhdon të rrisë trysninë ndaj Ukrainës e cila ka nisur të përjetojë krizën pas ndërprerjes me gaz nga burimi rus. Koncerni i tij kërkon tani prej Ukrainës 450 dollarë për 1.000 metër kub gaz. Sipas kryetarit të bordit drejtues Alexej Miller, tashmë Kievit I duhet të paguajë më shumë për gazin natyror. Ndërkohë, para ndërprerjes së bisedimeve midis dy vendeve para Vitit të Ri Gazpromi kërkonte ende 250 dollarë.
Nga ana tjetër, Ukraina është e gatshme të paguaj maksimumi 210 dollarë për 1.000 metër kub. Sipërmarrja ukrainase Naftogaz paralajmëroi, se në rast rritjeje drastike të çmimit do të rriten taksat për përçimin e gazit rus në Evropën Perëndimore gjithashtu.