Izraelitët godasin familjen, 7 të vdekur
Gaza - Trupat izraelite sulmuan sot shtëpinë e një familjeje palestineze në Rripin e Gazës dhe vranë shtatë anëtarët e saj, deklaruan burime mjekësore palestineze. Sulmi që ndodhi në kampin e refugjatëve në Beach, në periferi të qytetit të Gazës, u pasua nga një i dytë me artileri që shkaktoi vdekjen e tre fëmijëve dhe nënës së tyre, shtuan burimet mjekësore, citon Reuters. Burimet theksuan se të paktën 12 civilë palestinezë humbën jetën sot për shkak të sulmeve të trupave izraelite.