E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria zotohet se do ta vë në kontroll situatën në veri

Prishtinë, 5 Janar, 11:56, NOA - Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Brendshme janë zotuar se do ta vënë nën kontroll situatën në veri, së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in.

Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, ka thënë se qeveria do të veprojë kur të vjen momenti i duhur. Ndërsa, sipas ministrit të Brendshëm, Zenun Pajaziti, policët shqiptarë shumë shpejt do të marrin përgjegjësi në pjesën veriore të vendit.

Ndërkohë KFOR-i dhe EULEX-i, nëpërmjet një komunikate, kanë thënë se nuk do të lejojnë akte të dhunës në Kosovë.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›