Izraeli godet 130 objektiva në Rripin e Gazës
Jeruzalem - Kanë vazhduar me ritme dramatike sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës. Burime ushtarake izraelite kanë bërë të ditur për mediat se vetëm gjatë ditës së sotme janë sulmuar plot 130 objektiva në Rripin e Gazës. Zëdhënsja e Ushtrisë së tel Avivit ka deklaruar se forcat ajrore vunë në shënjestër një xhami në Jabalia ku ishin magazinuar armatime, gjithashtu dhe shtëpitë ku ishin fshehur armë, disa makina që transportonin hedhës raketash dhe persona të armatosur.
Sipas të dhënave palestineze gjatë aksionit ushtarak të drejtuar kundër Hamasit islamik janë vrarë deri tani më shumë se 500 vetë, 60 vetëm që prej fillimit të ofensivës tokësore të shtunën. Ushtria izraelite pohoi vdekjen e një ushtari. - Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International shprehën shqetësim për gjendjen humanitare në Rripin e Gazës. Sipas tyre, mallra ushqimore bazë si buka dhe orizi pothuajse nuk mund të blihen më. Në spitale mungojnë barnat dhe aparatet mjekësore, thanë ato.