E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gazsjellësi Nord Stream pëson dëme të mëdha, kompania: Nuk dihet kur do rikthehet funksionimi i sistemit të rrjetit të gazit

Gazsjellësi Nord Stream ka pësuar dëme të mëdha. Nord Stream AG ka njoftuar se tre linja detare të sistemit të gazsjellësit kanë pësuar dëme “të paprecedenta” brenda një dite. Autoriteti Detar i Suedisë tha se dy rrjedhje ishin gjetur në tubacionin Nord Stream 1.

Danimarka po kufizon gjithashtu transportin pasi u zbulua një tjetër rrjedhje në tubacionin e afërt Nord Stream 2. Të dy tubacionet përmbanin gaz nën presion, por asnjëri prej tyre nuk po pomponte gaz në Evropë në kohën kur u gjetën rrjedhje.

Tubacionet kanë qenë në qendër të mosmarrëveshjes energjetike midis Evropës dhe Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Nord Stream AG, operatori i rrjetit, ka thënë se është e pamundur të vlerësohet se kur do të rikthehet funksionimi i sistemit të rrjetit të gazit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›