Moody`s: Plani i Evropës nuk jep siguri
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody`s me anë të një deklarate theksoi se është në proces analiza për rishikimin e aftësisë së kreditimit për vendet evropiane, për shkak të mungesës së vazhdueshme të masave vendimtare të politikave.
Në deklaratë theksohet se Eurozona dhe madje, i gjithë Bashkimi Evropian, rrezikohen nga tronditje të tjera ekonomike. Sipas agjencisë takimi i vendeve të BE-së javën e kaluar tregoi se udhëheqësit evropianë janë të ndërgjegjshëm se duhet të mbështesin ekonomitë më të dobëta të Bashkimit dhe të kontrollojnë buxhetet dhe borxhet e tyre.
Moody`s theksoi se plani i BE-së ofron shumë pak masa të reja,madje në të janë përsëritur ide të mëparshme të cilat nuk janë zbatuar.