Përmet, vdesin në aksident dy oficerë të policisë
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin Përmet-Këlcyrë në vendin e quajtur Ura e Veroniqit. Oficeri i policisë së Përmetit, Petrit Lata humbi jetën ndërkohë që kolegu i tij Nuri Kacani ndërroi jetë pak çaste më pas në spital. Lata ishte duke drejtuar automjetin me targa DR 62 79 B kur është përplasur me bordurat e urës.
E.Bani