Gazsjellesi TAP varianti nga Shqiperia me fitimprures

Pika lidhëse e vendeve të rajonit me gaz do jetë në Shqiperi pasi projekti Trans Adriatik Pipeline do të ketë një degëzim në vendin tonë për t’u shtrirë më pas në vendet e tjera të Evropes juglindore. Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në projektin TAP, Majkëll Hofman thotë se me kalimin e kohës po rriten shanset që projekti TAP të shpallet fitues. Ai thekson se varianti i kalimit të gazsjellësit nga Shqipëria është më fitimprurësi dhe më i sigurti për të furnizuar Europën me gazin e Detit Kaspik.
Bashkimi evropian ka bërë të qartë se interesi kryesor është për ta është projekti, që do mundësojë furnizimin me gaz të Evropës nga Kaspiku, të jetë sa më ekonomik dhe i besuseshëm. Projekti TAP i ofron të dyja. Me largimin nga gara të projektit ITGI, që mbështetej nga Italia dhe Greqia, këto dy vende do të shohin me më shumë interes projektin TAP pasi kalon në këto shtete dhe iu siguron atyre furnizimin me gaz.
Vendimi përfundimitar nëse do të jetë projekti Transa Adriatik Pipeline ai që transportoi gazin nga Kaspiku drejt Evropës pritet të merret në qershor. Gazsjellësi Transadriatik konsiderohet si një prej projekteve më të leverdisshme për konsorciumin “Shah Deniz”.
Avantazhi kryesor i TAP është se mund të rrisë kapacitetin dyfish të tij në momentin ku do të ketë më shumë gaz në shitje.
Për më tepër, të gjitha vendet europiane janë angazhuar që do të mbështesin procesin vendimmarrës të “Shah Deniz” për përzgjedhje të projekteve mbi baza të kriterit tregtar.
Gjatësia e gazsjellësit TAP është 800 km ku 204 do të kalojnë ne territorin shqiptar. Projekti parashikohet të nisë punën në vitin 2017 dhe ka një kapacitet maksimal transportues prej 20 miliard metër kub gaz.