Barroso ne Strasburg per krizen greke

“Komisioni dhe unë jemi të bindur se për një konvergjencë efektive mes ekonomive të Eurozonës është i nevojshëm një mutualizim i borxhit publik”, u shpreh Barroso.
Në Parlamentin Europian në Strasburg në diskutimin mbi krizën greke dhe recetat për daljen prej saj, KE ka shqyrtuar një dokument prej 42 faqesh në të cilin u shpjegohet autoriteteve greke se cfarë duhet të bëjnë për të ulur borxhin publik në 117% të PBB brenda vitit 2020 si kusht i fundit për shpëtimin. Nga ky dokument Barroso citon se është i nevojshëm rikapitalizimi i bankave greke deri në shtator të këtij viti, për lehtësimin e kthimit të kredive për bizneset e vogla dhe të mesme. Rikthimi i kokurrencës me anë të shkurtimeve të kostove të punës me 15% në trevjecarin 2012-2014, reformat në sistemin gjyqësor, shëndetësor, të administartës publike dhe luftën kundër evazionit fiskal. Më tej presidenti i KE Barroso ka evidentuar reformat e tjera të rëndësishme për daljen e Greqisë nga kriza sic janë privarizimi i gazit dhe kompanive të energjisë elektrike si dhe hartimi i një planveprimi kundër papunësisë së të rinjëve, aktualisht në 50%.
“Nëse këto masa realizohen ashtu sic duhet do të zhbllokojnë rritjen, do të krijojnë vende të reja pune dhe do të zbusin impaktin social të krizës”, vlerësoi ai.
Gjatë diskutimit të tij përpara eurodeputetëve Barroso ka përmendur të gjitha strategjitë e nevojshme për stabilizimin e tregut europian të punës
“Europa ka nevojë për një startegji për krijimin e vendeve të punës me qëllim përballimin e plagës së papunësisë që arrin nivele të papranueshme. BE ka potenciale të mëdha të pavlerësuara për të promovuar krijmin e vendeve të punës. Të marra të gjitha sëbashku “green economy”, shëndetësia dhe sektorët e rinj teknologjik do të krijojnë më shumë se 20 mijë vende pune në vitet në vijim”, vuri në dukje, Barroso.
Qeveritë e vendeve anëtare, ka shtuar Barroso, duhet të dinë t’i shfrytëzojnë këto mundësi, të lëvizin burimet ekzistuese dhe të stimulojnë tregjet e punës në një bashkëpunim me grupet sociale. “Nëse do të veprojmë të bashkuar do t’ia dalim” ka thënë Barroso.