Makina ne gremine nje i vdekur nje i plagosur

Një aksident automobilistik ka qënë fatal për jetën e një personi dhe plagosjen e një tjetri në rrethin e Tropojës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur një automjet ka rënë në një humnerë e për pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër. Sokol Përpali 28 vjeç, sekretar i komunës Gri është viktima e kësaj ngjarjeje, ndërsa ende nuk dihet identiteti i të plagosurit. Aksidenti automobilistik ka ndodhur në njërën nga rrugët e fshatit Gri, dhe sipas hetimeve të para, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për arsye të paqarta. Forcat policore në vendin e ngjarjes mundën të nxjerrin personin e plagosur, të cilin e dërguan menjëherë në spitalin e Bajram Currit. Informacionet nga ky spital tregojnë se i dëmtuari është në gjendje të rëndë kritike megjithë ndihmën e nevojshme, që po i jepet nga personeli mjekësor.