BERZH: Shqipëria rritje ekonomike prej 1.2%

Raporti me temë “Kriza dhe Tranzicioni”, është publikuar për 29 vende të Evropës dhe Azisë, midis të cilëve edhe Shqipëria. Përfaqësuesi i BERZH, Peter Sanfey, këshillon Shqipërinë që të ketë kujdes me nivelin e lartë të borxhit publik të vendit, pasi sipas tij, kjo ndikon direkt në rritjen ekonomike.
Sipas raportit, familjet shqiptare kanë ulur konsumin për shkak të krizës, ku rreth 60% e tyre pohojnë këtë fakt, në bazë të një studimi. Në Ballkan, 40% e familjeve thonë se janë prekur nga kriza dhe për pasojë konsumojnë më pak. Megjithatë, BERZH thotë se raporti nuk është përfundimtar pasi të dhënat ekonomike ndryshojnë herë pas here.
“Ulja e konsumit ushqimor, reduktimi i blerjes së mallrave të luksit dhe reduktimi i vizitave tek mjeku janë disa nga kufizimet që familjet kanë bërë për shkak të krizës”, theksoi ai. Ndërkohë që, Sanfey shtoi se shumë njerëz nuk kanë paguar fare ose kanë shtyrë pagesën e faturave dhe kanë rritur huamarrjen nëpër të afërm. Duke iu referuar të dhënave në këtë raport, citohet se “kriza ka ndikuar shumë në 40% të familjeve në Ballkan dhe në 60% të familjeve shqiptare”.
Në raportin e BERZH-it, “Mbi ndikimin e krizës ekonomike tek familjet”, u përfshi ecuria ekonomike e 29 vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe u pyetën më shumë se 39 000 individë nga 34 shtete të Evropës dhe Azisë për të ardhurat dhe shpenzimet në familjet e tyre gjatë vitit 2011. Realizimi i këtij raporti u mbështet nga Ambasada Italiane dhe CEI, Iniciativa e Evropës Qendrore. /Start/
2012-04-18 10:34