Gazzetta: Kaljari mendon për Bogdanin
Sipas gazetës më të madhe sportive në Apenine, “Gazzetta dello Sport”, skuadra e Kaljarit po bën gati terrin për të zbarkuar në ishull Erjon Bogdanin. Ndonëse është shumë pranë brazilianit Tiago Ribeiro, formacioni nga Sardenja dëshiron të marrë me formulën e huazimit nga Çezena ish-sulmuesin e Partizanit, që luan në Itali që prej vitit 2000. Në krye të stolit kuqeblu është emëruar Fikandeti, njeriu që e mori “Bogun” te Hellas Verona e më pas te Çezena, ndaj ai dëshiron pikërisht të besuarin e tij edhe në skuadrën sarde.