PSG mendon për Karlo Ançelotin
80 milionë euro merkato dhe Paris Saint Germain ende nuk po bind në Ligue 1. Kështu, drejtori i ri sportiv i francezëve, braziliani Leonardo, po mendon të bëjë një goditje të radhës. Këtë herë bëhet fjalë për stolin parizien dhe sipas gazetës “L’Equipe”, njeriu që pritet të marrë drejtimin e skuadrës mund të jetë Karlo Ançeloti, mik i Leonardon dhe njeri me eksperiencë të madhe që mund ta kanalizojë formacionin transalpin në rrugën e suksesit.