Ndalet futbolli në Spanjë, nuk arrihet akordi
Nuk do të luhet në Spanjë! Asnjë akord nuk është arritur mes shoqatës së lojtarëve që kërkon shlyerjen e borxheve prej 52 milionë eurosh që klube të ndryshëm u detyrohen futbollistëve. La Liga dhe Segunda Division nuk do ta shkelmojnë topin nga mesi i fushës në fundjavën e ardhshme. Megjithatë, në historinë e futbollit spanjoll diçka e tillë nuk përbën risi. Edhe në sezonet 1979, 1981 dhe 1984 lojtarët iberikë janë ndalur për të arritur kërkesat e tyre. Borxhet kanë prekur 200 lojtarë të dy kategorive kryesore në Spanjë dhe të prekurit kanë gjetur përkrahjen e miliarderëve Kasijas, Pujol e Ksabi Alonso si dhe 103 lojtarëve të tjerë që kanë qenë prezentë në konferencën për shtyp të AFE-s, (Shoqata e Lojtarëve Spanjollë).