E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gdhendja e instrumenteve muzikore, traditë që po zhduket ditë pas dite

Tradita e gdhendjes së instrumenteve muzikore po zbehet ditë pas dite. Mane Dinaj është nga të paktët gdhendës të instrumenteve muzikorë frymorë siç janë fyelli, curlja apo longari.

Ai punon në punishten e tij për vetë faktin se është marangoz dhe krahas punës së përditshme për të siguruar jetesën, prodhimi i instrumenteve muzikorë është pjesë e dashurisë së tij për muzikën dhe drurin njëkohësisht.

Mania gjatë rrëfimit shprehet, se ka 60 vite që punon me pasion dhe e ka mësuar nga bashkëfshatarët e tij sekretin e kësaj mjeshtërie.

Gjatë bisedës Mania thotë, se materialin për të punuar longarin duhet ta kërkosh në lartësinë e maleve sepse barinjtë që krijuan fyejt e kanë zgjedhur me kujdes drurin.

Ai shprehet, se për punimin e një vegle te tillë i duhen dy ditë punë.

Mjeshtri Dinaj apelon ndaj të rinjve që nuk duhet kurrsesi ta braktisin traditën popullore, pasi të parët tanë e kanë lënë për ta trashëguar e transmetuar brez pas brezi.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›