E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi: Do rrokim armët nëse vendoset për ndalim-fluturimin

Lideri i Libisë kolonel Muammar Gaddafi ka deklaruar se njerëzit e tij do të rrokin armët nëse do te vendoset për zonën e ndalim fluturimit në Libi. Populli i Libisë do të marrë armët kundër fuqive perëndimore nëse ata do të imponojnë një gjë të tillë- ka thënë Muammar Gheddafi në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror turk Trt.

“Nëse do ta marin këtë vendim , do të jetë e nevojshme për popullin e Libisë që të shohë të vërtetën, pra atë se çfarë ata kërkojnë të bëjnë, të marin kontrollin e Libisë dhe të grabisin naftën e saj- sqaroi Gedafi. Në këtë situatë, populli i Libisë do të rrëmbejë armët e do ti drejtojë kundër tyre - shtoi lideri i Libisë.

Ndër të tjera lideri i Libisë, i ka etiketuar kryengritësit si "tradhtarë", në një kohë që forcat e tij po vazhdojnë sulmet ndaj qyteteve që mbahen nga kryengritësit, me sulme ajrore, artilerie të rëndë dhe tanke. Ndërsa në në fjalim para mbështetësve të tij, të transmetuar nga televizioni shtetëror, mëngjesin e së mërkurës, Gadafi tha se Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, po bëjnë konspiracion kundër Libisë, për të pasur kontroll ndaj terreneve të naftës në këtë vend.

Ndërkaq është bërë e ditur se tre avionë xhet privatë janë larguar së fundmi nga Tripoli. Një prej tyre, me në bord një prej të dërguarve të kolonelit, ka zbritur në Kajro, bëjnë me dije burime aeroportuale egjiptiane. Ndërsa dy të tjeret, sicç raporton televizioni Al Arabiya dhe Al Jazeera, janë nisur për Vjenë dhe tjetri për në Athinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›