Pakistan, talebanët marrin përgjegjësinë për sulmin

Talebanët e Pakistanit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës, që la të paktën 34 të vdekur sot në veriperëndim të Pakistanit.
Sulmuesi aktivizoi eksplozivin në funeralin e gruas së një luftëtari anti-taleban.
Në kohën e sulmit rreth 300 njerëz merrnin pjesë në funeral afër qytetit Peshauar.
Ushtria ka ndërmarrë disa ofensiva kundër talebanëve në veriperëndim të Pakistanit, por ka mundësuar edhe formimin e njësive fisnore për të ndihmuar luftën.
Militantët rregullisht kanë sulmuar personat e armatosur, që kanë mbështetje nga shteti.