E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi Libiapo shqyrton njohjene Kosoves

TRIPOLI- Libia e njeh ekzistencen e shtetit te Kosoves por vendimin per njohje eshte duke e shqyrtuar dhe nuk dihet se kur do ta marre vendimin ka bere te ditur presidenti i ketij vendi Moamer el Gedafi ne nje takim me delegacionin 120 anetaresh nga Kosova te cilet kane udhetuar per te lobuar per njohje.

Ne nje takim te mbajtur dite me pare ne periferi te qytetit Sirta vendlindje e Gedafit lideri i Xhamahirise se Libise ka bere thirrje qe Kosova te jete vertete shtet sovran. Ai ka thene se e njeh problemin e shqiptareve dhe se ate e sheh ne kontekst te problemeve boterore te pakicave por pavaresisht nga kjo ai kerkon qe Kosova te jete vertete nje shtet sovran dhe te mos perjetoje nje sundim te ri duke lene te kuptohet se pranimi i shtetit te Kosoves eshte i pashmangshem.

Lideri i AKR-se Behxhet Pacolli i cili po e udheheqe delegacionin kosovar e ka njohur Gedafin me proceset pas pavaresise si dhe me ecurine e shtetndertimit me faktin se vendi po shkon tani drejt zgjedhjeve dhe me proceset tjera. Pacolli ka thene se Kosova ndodhet ne prag te bisedimeve me Serbine per te cilat obligohet pas miratimit te Rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.
m.a/kd/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›