E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend aprovohetstrategjia per privatizimin e PTK

PRISHTINE- Strategjia per privatizimin e Poste-Telekomit te Kosoves eshte miratuar ne Kuvendin e Kosoves me gjithe tensionimin e situates gjate kesaj seance.
Partite parlamentare pervec PDK-se kontestuan miratimin me arsyetimin se ka pasur mungese kuorumi per ta hedhur ne votim kete Strategji. Ndersa Grupet Parlamentare kane kerkuar qe te largohet pika e rendit te dites per miratimin e Strategjise kryeministri Hashim Thaci ka qene kembengules qe kjo pike te hidhet ne votim.

Ne kohen kur kreu i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi ka hedhur ne votim Strategjine qe te jete apo jo ne rend dite deputetet kane leshuar sallen e Kuvendit.
Me kete rast Strategjia eshte aprovuar me votat e deputeteve te PDK-se dhe minoriteteve. Strategjia per privatizimin e PTK-se ka kaluar me 47 pro dy kunder dhe nje abstenim.

Megjithate opozita e konteston kete votim pasi konsiderojne se nuk ka pasur kuorum te mjaftueshem per ta hedhur ne votim per faktin se deputetet kane qene duke u larguar nga salla kur po votohej kjo pike.

e.n/tg/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›