E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e flamuritproteste ne Prishtine

PRISHTINE- Qindra studente te Universitetit te Prishtines kane protestuar pasditen e sotme ne qender te Prishtines kunder djegies se flamurit shqiptar nga ana e tifozeve serbe mbremjen e se martes ne Itali.

Protesta e studenteve kosovare i bashkohet asaj te nje dite me pare ne Tirane ku dhjetera te rinj protestuan perpara Ambasades Serbe kunder incidentit ne Itali ku ultrasit serbe shfaqen hapur para gjithe botes urrejtjen per shqiptaret duke djegur flamurin kuq e zi.

Te rinjte ne Tirane dogjen flamurin serb ne shenje revolte per ate qe ndodhi ne stadiumin e Xhenoves.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›