E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi: Mund të bashkohem me Al Kaedën

Nëse qeveritë përëndimore do të sillen si në Irak, Libia do të dalë nga aleanca ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Do të bëjme aleancë me Al Kaedën dhe do të deklarojmë luftën e shenjtë. Kështu ka deklaruar në një intervistë për shtypin e shkruar, lideri i Libisë, colonel Gedafi duke pohuar se është shokuar nga sjellja e europianëve dhe se ndihet i tradhëtuar nga Berluskoni.

Një ditë më parë Tanket e Gadafit hynë në qytetin Zuvara, në Libinë perëndimore dhe luftuan me kryengritësit. Qyteti Zuvarah ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tripoli.

Duke qenë se luftimet nuk kanë të ndalur në Libi, edhe sekretari i jashtëm britanik, Uiliam Hejg tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta konsiderojë mundësinë e armatosjes së kryengritësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›