E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia, Juppe:Propozimi për ndalim-fluturimin dështoi

Ministri i jashtëm francez Alain Juppe të martën pohoi se propozimi francezo-britanik për një zonë ndalim fluturimi në libi dështoi për të marrë mbështetje nga liderët e G8-ës, ose vendeve më të industrializuara dhe tha se një mosaprovim i tillë, ka ndihmuar forcat besnike të Gedafit të fitojnë terren gjatë ditëve të fundit. Në takimin e ministrave të jashtëm të G8-ës, në Paris, Juppe tha se ndërhyrja ushtarake javën e kaluar do të kishte parandaluar humbjet në radhët e opozitës gjatë këtyre ditëve. Më tej Juppe, shtoi se përpjekjet diplomatike tani duhet te fokusohen në përforëcimin e sanksioneve ndaj Libisë. Edhe në radhët e këshilit të sigurimit në OKB, nuk ka unanimitet për për zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë . Për këtë informoi ambasadori libanez në Kombet e Bashkuara Naëaf Salam pas një takimi në Nju Jork. Ai dëshiron tani të përpilojë një projekrezolutë me Britaninë e Madhe dhe Francën. Edhe Libani shprehet sikurse Liga Arabe dhe qeveritë në Londër dhe Paris për krijimin e një zone ndalim-fluturimi e cila do të mbronte kryengritësit dhe civilët në Libi nga sulmet ajrore të diktatorit Gaddafi. Ndërsa skeptike për këtë zonë janë treguar Gjermania dhe Rusia. Ka ende çështje të pqarta përsa i përket zbatimit praktik të një mase të tillë, tha ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Tschurkin. Edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka zhvilluar bisedime me figurën e njohur opozitare të Libisë, mahmub xhibril. Por as Klinton e as Mahmub Xhibril nuk e komentuan takimin e tyre të mabjtur në një hotel luksoz në Paris.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›