Ku është Gadafi?
Ku është fshehur Gadafi? Kjo është pyetja e cila po mundon më shumë se çdo gjë tjetër jo vetëm rebelët libianë, por edhe vendet perëndimore. Gjetja e tij është kthyer në prioritetin e këshillit tranzitor libian, ndërsa si ky i fundit ashtu edhe autoritet libiane deklarojnë se nuk ka asnjë arsye që koloneli të jetë larguar nga Libia. Hipotezat janë të shumta ndërkohë që autoritet mendojnë se ai mund të jetë në qendrat e mëdha urbane.
Disa zëra anonime mendojnë se Gadafi mund të jetë ende në kryeqytetin libian Tripoli, duke zgjedhur taktikën që të fshihet në zonat më të dukshme. Bunkeri i tij u shkatërrua gjatë luftimeve me rebelët, ndërkohë që mesazhi i djalit Saif Al islam më 31 gusht vinte nga jashtë kryeqytetit.
Një tjetër hipotezë, është fsheja në qytetin Sirte, vendlindja e kolonelit. Ky qytet është i vetmi i cili kontrollohet nga forcat besnike të Gadafit dhe forca me të cilët po e mbrojnë të bën të mendosh se koloneli ndodhet aty. Qyteti i radhës mund të jetë Bani Walid, një qytet shumë pak i banuar. Mbështetja e Gadafit aty, ka humbur por disa tribu që jetojnë në atë zonë mund ti keni ofruar strehim Gadafit. E njëjta gjë ndodh edhe në qyetin Sabha dhe Ghadamis, cili ndohet në kufi me Algjerinë. Por strehimi i Gadafit në këtë të fundit është mohuar nga autoritet alegjeriane.
Ndërsa për sa i përket jashtë kufirit libian, hipotezat shtrihen përgjithësisht në vendet afrikane, si Cad, Sudan dhe Afrika e Jugut. Këto dyshime vazhdojnë të vënë nën pozita kërkimi këshillin tranzitor dhe vendet perëndimore, ndërsa Gadafi vazhdon të lëshojë mesazhe zanore për besnikët e tij duke kërkuar shkatërrimin e Libisë por jo dorëzimin e saj tek forcat rebele.