E Diel, 1 Nëntor 2026

KE ndihmë prej 494 milionë euro për Italinë

Për të hyrë në fuqi, ky propozim duhet të miratohet nga shtetet e BE-së dhe Parlamenti Evropian. Italia kishte kërkuar në qershor një ndërhyrje nga Fondi i solidaritetit të Bashkimit Evropian që i mundëson ndihmë një shteti anëtar për t'i bërë ballë katastrofave natyrore duke nisur nga vlera e dëmit.

Për Italinë kjo vlerë është vendosur 3,4 miliardë euro, dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti janë vlerësuar 10,2 miliardë euro. ''Ndihma evropiane shërben për të financuar për masat më urgjente të marra nga autoritetet italiane si strehimet e përkohshme, rregullimi i infrastrukturave kryesore si centralet elektrike, rrjetet e ujësjellësave, rrugët e tjerë'', theksoi Komisioni në një komunikatë. "Dëmtimet e pronave private janë përjashtuar nga ndërhyrja e BE-së', shtoi Komisioni Evropian.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›