E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geithner:Duhen më shumë para për bankat

Sekretari i thesarit të SHBA-së Timothy Geithner tha se mund të nevojiten më shumë para për të trajtuar sistemin bankar, por për momentin nuk ka në dizpozicion për të mbajtur proçesin në vazhdim e sipër. " Ne kemi vendosur në buxhet një fond rezervë për tu njohur me realitetin i cili mund të jetë që ne të kemi nevojë për më shumë burime për të bërë këtë"- tha ai në një forum. " Por kemi burime të rëndësisshme të autorizuara për ne dhe jemi në vazhdim e sipër për ti përdorur ato tani dhe dëshirojmë të sigurohemi që kemi kapacitetin, duke punuar edhe me Kongresin me kalimin e kohës që të sigurohemi së gëzojmë burime të mjaftueshme për ta realizuar këtë në mënyrën e duhur"-shtoi ai. Komenteve të presidentit Obama se: Nuk do ta hiqja nga posti Geithner edhe sikur të ma kërkonte diçka të tillë, Sekretari I thesarit i'u përgjigj se nuk e kishte kërkuar diçka të tillë. " Ndjej një privilegj të madh duke punuar për këtë president dhe një sens të madh detyrimi dhe përgjegjësije duke qënë këtu për të ndihmuar vendin në kalimin e krizës, për ta ndihmuar atë duke vënë në zbatin një sërë politikash që do të na ndihmojnë për ta kapërcyer këtë situatë më shpejt dhe njëkohësisht për të rikthyer besimin në të gjithë botën mbi kapacitetin e një qeverie që vepron me arsye dhe për të vënë në zbatim një system më të fortë". Geithner është kritikuar prej analistëve në çdo hap duke përfshirë pikëpyetje javën e kaluar nëse ai ka qënë në gjëndjë për të ndalur gjigandin e siguracioneve AIG e cila u mbështet nga paratë e taksapaguesve duke I dhënë 165 milionë dollarë në shpërblime ekzekutive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›