E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janjiç: Hyseni në KS, zgjidhje e Statusit

Beograd - Duke komentuar seancën e sotme për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd Dushan Janjiç thotë se është një rast që të përsëriten qëndrimet e ndryshme për statusin e Kosovës, por thekson se është indikative që në diskutimet në Këshillin e Sigurimit do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i institucioneve të Kosovës, ministri u Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni. "Është indikative që çështja e statusit është zgjidhur me një hap të ri, e kjo është prania e ministrit të jashtëm të Kosovës. Në thelb kjo do të thotë se Këshilli i Sigurimit, megjithë faktin se Rusia po e bllokon njohjen e Kosovës, ka filluar të dëgjojë edhe palën kosovare në dialogun e barabartë me Beogradin", tha Janjiç për BBC. Sipas tij, rikonfigurimi i UNMIK-ut është një "emërtim teknik" për tërheqjen graduale të këtij misioni nga Kosova. Janjiç mendon se UNMIK-u do të reduktohet në disa anëtarë dhe do të mbetet në Kosovë derisa të mos zgjidhet çështja e bashkëpunimit rajonal sepse Serbia bojkoton të gjitha tubimet ku Kosova nuk merr pjesë nën patronazhin e UNMIK-ut. QIK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›