E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, plan për shpëtimin e bankave

Administrata e presidentit Obama është gati të zbatojë një plan për shpëtimin e bankave. Plani parashikon shpenzimin e rreth 100 miliardë dollarëve për të shlyer dhe pastruar të gjithë kreditë e këqija që kanë bankat, të cilat llogariten në një trilion dollarë. Kjo nismë e re do të jetë një partneritet mes qeverisë dhe investuesve private dhe qëllimi është që të zhbllokohet krediti bankar. Sipas këtij plani, qeveria do të përdorë paratë nga fondi ekzistues i ngritur për shpëtimin e sektorit financiar, që do të shërbejnë për të dhënë garanci dhe kredi me interes të ulët për ata që janë gati të blejnë këto asete. Kritikët, duke përfshirë disa ligjvënës republikanë, thonë se ky plan do të favorizonte investuesit në vend të taksapaguesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›