Serbia:Marrëdhëniet me NATO-n,jo të mira

Serbia sot ka marrëdhëniet më të këqija me NATO-n nga të gjitha vendet e rajonit. Kështu është shprehur Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç. Sipas tij kjo ka ndodhur si pasojë e bombardimeve të vitit 1999 të cilat kanë bërë një "përcaktim afatgjatë" të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe NATO-s. Shutanovaç ka shtuar gjithashtu Serbia ka marrëdhënie të mira vetëm me Bashkimin Europian por paralelisht me këtë nuk ka mundësi për të hyrë në NATO". Sipas tij, raportet me NATO-n janë "ftohur" për shkak të vendimit të Aleancës për të trajnuar Forcën e Sigurisë së Kosovës. Shutanovaç ka thënë se NATO-ja së shpejti do të jetë në të gjithë kufijtë e Serbisë, duke theksuar se për këtë arsye, Serbia do të duhet të bashkëpunojë me këtë organizatë ushtarake.