Berisha pret Žbogar: Drejtësia e paanshme zbardh puçin

Kryeministri Berisha e njohu ministrin Žbogar me situatën në vend pas përpjekjeve të dhunshme të opozitës kundër rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike, si dhe zhvillimet pas dështimit të grushtit të shtetit të 21 janarit.
Kryeministri Berisha theksoi se në këtë situatë të vështirë vetëm drejtësia e paanshme dhe e pavarur është dhe mbetet thelbësore për përfundimin dhe daljen nga kriza e shkaktuar nga grushti i shtetit i mbetur në tentativë, i organizuar nga kryetari i opozitës. Pasi u njoh në mënyrë të hollësishme me situatën, ministri Žbogar e rigarantoi Kryeministrin për mbështetjen e plotë të qeverisë sllovene dhe të vendit të tij, një vend mik i Shqipërisë.
Berisha e garantoi ministri Žbogar se qeveria shqiptare është e vendosur të mos lejojë në asnjë rast cenimin e institucioneve demokratike dhe rendit kushtetues përmes forcës, dhe se ajo mbetet totalisht e përkushtuar ndaj projektit madhor kombëtar, integrimit në Bashkimin Evropian, duke e marrë këtë si një proces të bazuar tërësisht në meritë e performancë si interesi më i mirë i Shqipërisë, shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.
Gjithashtu, Kryeministri i përsëriti zotit Žbogar ftesën e bërë zyrtarisht OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 Majit duke kërkuar dërgimin e sa më shumë vëzhguesve ndërkombëtarë për të dëshmuar angazhimin e plotë të autoriteteve shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. /Start/
2011-02-02 16:37