Ina Rama “zhgënjen” komisionin: S’mund të flas gjatë hetimeve

Zonja Rama, në një fjalim që u ndërpre disa herë nga deputetët e maxhorancës, sqaroi ligjet dhe vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese, sipas të cilave një komision parlamentar nuk mund të hetojë ngjarjet që po hetohet nga Prokuroria. Kjo shkaktoi reagime në sallë.
“Ne kemi filluar hetimet për ato çështje të detajuara që ne ju kemi informuar sot. Ajo që unë dua të them është që Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të flasë për një çështje që është nën hetim”, tha kryeprokurorja e pyetur për të folur konkretisht për ngjarjen e 21 janarit.
Pas kësaj, ajo u largua nga mbledhja, duke shkaktuar reagime të ashpra në sallë nga deputetët demokratë, të cilët theksuan se kërkonin informacion nga institucionet mbi atë çfarë kishin bërë ato gjatë asaj dite.
2011-02-02 18:20