E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurora Trashani gjendet e vrare ne shtepi kusherira e deputetes

TIRANE- Gjendet e vdekur ne shtepine e saj kusherira e deputetes Arenca Trashani Aurora Trashani 32 vjece ndersa dyshohet se eshte vrare dhe me pas shtepia ku ishte eshte djegur nga shperthimi i gazit ne banese ndersa ne trup asaj i jane gjetur shenja plagesh te shumta te shkaktuara nga mjete te mprehta dhe te forta ne gjoks.


Aurora Trashani 32 vjece Juriste ne Drejtorine e Hetimit ne Autoritetin e Konkurences u gjet e vdekur dje paradite ne banesen saj ku jetonte me qera ne rrugen Muhamet Gjollesha ne afersi te kryqezimit te Zogut te Zi. Juristja 32- vjecare mesohet se jetonte me qera ne kete banese prej kohesh ndersa ajo eshte gjetur vecse e djegur dhe e goditur sende te mprehta ne trup.


Policia nuk ka gjetur asnje objekt te mprehte ne vendin ku eshte gjetur e vrare vajza 32- vjecare cka ka detyruar policine te ngreje dyshimet se ngjarja mund te jete nje vrasje dhe jo ngjarje aksidentale e shkaktuar nga lenia hapur e gazit. Shperthimi i gazit sipas hetuesve mund te jete nje tentative per ta simuluar ngjarjen si aksident me qellim turbullimin e hetuesve ne ngjarje.


Gjate pasdites se djeshme dhe gjate mbremjes Policia e kryeqytetit ka shoqeruar disa persona qe sipas burimeve mendohet se kane dijeni mbi rrethanat e mundshme te kesaj ngjarjeje apo informacione te mundshme qe mund te hedhin drite mbi te.


Vdekja e dyshimte


Mesditen e djeshme sherbimet zjarfikese dhe Policia e Tiranes jane njoftuar se ne afersi te Zogut te Zi ne nje pallat prane stacionit te furgoneve te Shkodres nje banese ne katin e peste kishte marre flake. Menjehere ne drejtim te vendit te lajmeruar kane mberritur disa automjete zjarrfikese te cilat kane nisur punen per shuarjen e zjarrit dhe shpejt kane mundur ta shuajne ate. Nderkaq kur zjarrfikesit kane hyre brenda kane vene re se nje nga dhomat e shtepise ishte thuajse e djegur teresisht bashke me orendite e saj ndersa ne te ndodhej trupi i nje personi te vdekur.


Ne pak minuta ajo u identifikua me emrin Aurora Trashani nga Shkodra dhe banuese me qera ne kete apartament. Nga verifikimet e para te kryera nga hetuesit eshte ngritur dyshimi se ajo kishte vdekur nga asfiksimi me gaz qe me pas kishte shkaktuar edhe zjarrin pasi ne dhome kishte qene e ndezur edhe nje rezistence.


Deri ketu gjithcka dukej aksidentale dhe thuajse hetuesit fillimisht ishin te bindur se ngjarja ishte aksidentale. Kjo nisur edhe nga deshmite e banoreve qe sqaronin se kishin degjuar nje shperthim dhe me pas kishin vene re flaken.


Por kur ekspertet kane keqyrur trupin e vajzes kane vene re se ajo kishte shenja plagesh ne trup te shkaktuara nga mjete te mprehta. Ky moment eshte cilesuar si nje kthese e hetimit duke bere qe policia te ngrinte dyshimin se ne kete rast kishin te benin me nje vrasje dhe jo me nje ngjarje aksidentale. Ekspertet kriminaliste ne vendin e ngjarjes kane administruar ne cilesine e provave materiale disa objekte dhe sende te ndryshme qe mendohet se mund te sherbejne si prova per zbardhjen e ngjarjes.


Nderkaq trupi i vajzes eshte derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore ku ekspertet mjeko- ligjore pritet te percaktojne nese kusherira e deputetes Trashani dhe ish- Ministres se Integrimit eshte vrare me pare me objekte te forta dhe me pas eshte tentuar te fshihet ngjarja nepermjet djegies apo nese plaget jane shkaktuar nga momenti i shperthimit.

Policia po kekojme objektet prerese


Gjate hetimit te vendit te ngjarjes nga ekspertet kriminaliste si dhe nga specialistet e hetimit te Policise se Tiranes keta te fundit jane munduar te gjejne disa objekte te cilat mendohet se kane shkaktuar plaget prerese te juristes se Autoritetit te Konkurences.


Burime te Policise thane dje se nga hetimet e kryera dhe nga keqyrja ne vendin e ngjarjes nuk ishin gjetur objekte apo sende qe mund te faktonin se 32- vjecarja ishte care apo plagosur gjate apo pas shperthimit.


Nje fakt i tille ka bere qe hetuesit te ngrene dyshimet se objektet mund te jene marre nga personi i mundshem qe ka dijeni apo ka kryer krimin per ti fshehur ato. Nderkaq ekspertet mjeko- ligjore thane se dyshimet e tyre jane se plaget mund te jene shkaktuar me nje thike ose mjet tjeter te mprehte cka i ka shkaktuar plage te renda vdekje prurese juristes.


Dyshimet e policise


Menjehere sapo ekspertet kane konstatuar se juristja kishte plage me mjete te mprehta ne trup kane nisur edhe hetimet rreth te njohurve te saj qe mund te kishin qene ne banesen e saj ate dite apo kohe me pare. Burimet thane se ata kane shoqeruar ne komisariat se paku tre persona nje prej te cileve sipas burimeve dyshohet se ka qene i dashuri i vajzes.


Ende nuk dihet se ne crrethana eshte shoqeruar ky person por burimet thane se ai mendohet te kete dijeni mbi rrethanat e ngjarjes apo elemente te ndryshem te hetimit. Nderkaq pavaresisht ketij fakti burime te policise thane se ata po hetonin ngjarjen ne pisten e nje aksidenti te shkaktuar nga renia e zjarrit si dhe ne pisten e dyte e cila sipas tyre eshte me e mundshme ajo e vrasjes duke simuluar nje aksident.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›