E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gejts: Duhej më tepër punë për bisedimet me Karzain

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts, ka shprehur rezerva në lidhje me diskutimet që janë bërë me presidentin afgan, Hamid Karzai, gjatë luftës gati dhjetë vjeçare në Afganistan. Gejts, i cili do të lërë postin e sekretarit amerikan të mbrojtjes në fund të qershorit, në fjalën e tij para ligjvënësve amerikanë në një komitet të Senatit amerikan për mbrojtje ka marrë si shembull polemikat rreth përdorimit të kontraktuesve privat amerikanë në Afganistan.
Gejts gjithashtu ka thënë se Karzai e ka informuar se do të dorëhiqet në vitin 2014, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta e Afganistanit.
Në të kaluarën ka pasur spekulime se Karzai mund të bëjë përpjekje që të ndryshoj ligjet për të mbetur në postin e udhëheqësit më gjatë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›